Teknologji/ Televizionet e zgjuara që mund të shikohen nga çdo kënd i dhomës

news image

Që kur është lansuar për herë të parë, televizioni ka pësuar ndryshim të madh, si në teknologji ashtu edhe në dizajn.

Por, sa do që një televizion të jetë i hollë dhe i thjeshtë, ka mundësi që të mos përshtatet me ambientin ku është vendosur.

Ka shumë udhëzime, se si të përshtatet televizioni me enterier, me disa që e fusin në hapësirat e zbrazëta në mur, në dollapë, apo vendosin rreth televizionit gjëra të ndryshme.

Në CES 2020, janë prezantuar televizionet e ndryshme, që plotësojnë kërkesat e klientëve, të cilat duket se prodhuesit i kanë dëgjuar në qetësi.

Këto televizione të zgjuara, përshtaten mirë me ambientin dhe janë praktike për shikuesit, pasi shihen ng pozita të ndryshme dhe nga çdo kënd i dhomës.

Samsung Sero

Qendra e vëmendjes në CES 2020 ka qenë Samsung Sero, një televizion që rrotullohet dhe ofron pamje sa më të mirë, prej peizazhit deri në formën e portretit.

Vetëm me telekomandë, televizioni me 43 inç 4K, rrotullohet ashtu si dëshiron shikuesi, derisa qëndron në tri këmbë që e mbajnë të sigurt.

Ka mundësi që të porositet edhe me rrota, që të lëvizet më lehtë nëpër hapësira të ndryshme, pasi që nuk mund të vendoset në mur.

Samsung Frame

Derisa Frame nuk është i ri, Samsung njoftoi disa madhësi dhe ngjyra shtesë për të në CES.

Këtë vit, do të jetë në dispozicion në madhësi 32 inç dhe 75 inç, me korniza që kanë ngjyra të lehta.

Në shikim të parë, televizioni japë përshtypjen e një kuadri pikture, derisa ekrani 4K UHD, e bënë të duket shumë më e shndritshme se një pikturë e zakonshme.

Kur shikuesi nuk e përdor, mund ta kthejë në Art Mode, që është e njëjtë si një pikturë, derisa në app store mund të gjenden deri në 1,200 kuadro të ndryshme.

LG OLED

Vitin e kaluar, LG solli LG Signature OLED TV R, e cila mund të kthehet në disa anë.

Derisa këtë herë, është prezantuar OLED, që është një televizion me 65 inç, që rrëshqet dhe mbyllet derisa është duke qëndruar drejt.

Për dallim prej televizioneve të zakonshme, që mbahen në dollap apo mur, ky televizion i LG, jepë mundësi sikur të një projektori, që largohet pasi të ketë kryer funksionin.

LG Gallery Series

Duket më shumë si një televizion se sa Samsung Frame, megjithatë e ka të njëjtin koncept, por duket se është më e vështirë të fshihet.

Mund të vendoset lehtë në mur, madje ka edhe një trashësi të konsiderueshme, që e bën të duket sikur një pikturë.

Afër këtij televizioni, do ishte interesante të vendoseshin edhe piktura të tjera, të cilat mbesin të palëvizshme, derisa pamjet në të ndryshojnë vazhdimisht.

Sharp 30 inç Flexible OLED

Fillimisht i prezantuar në Japoni, OLED Flexible Sharp 30 inç bëri shfaqjen e tij të parë në Shtetet e Bashkuara gjatë CES 2020.

Ngjashëm me OLED TV R të LG, Sharp vjen me një ekran që rrëshqet kur mbyllet apo hapet.

Ky ekran me pesë milimetra, mund të mbyllet brenda një kohë te shkurtë, apo edhe të hapet, vetëm me urdhrin e dhënë nga telekomanda.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: