image Greta Thunberg e refuzon çmimin për ambientin

Botë

Botë/ Greta Thunberg e refuzon çmimin për ambientin

news image

Aktivistja suedeze Greta Thunberg, e ka kthyer mbrapsht një çmim për ambientin bashkë me një shumë të të hollave, me arsyetimin se “lëvizja për klimën nuk ka nevojë për më shumë çmime”.

Thunberg ka falënderuar Këshillin Nordik për këtë shpërblim, si dhe e ka ka cilësuar si nder të madh për të. Mirëpo sipas saj “politikanët dhe njerëzit në pushtet” duhet të dëgjojnë “shkencën aktuale”.

Ajo ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, mirëpo i njëjti është ndarë për kryeministrin e Etiopisë Abiy Ahmed.

Image result for greta thunberg