Një rrahje masive ka ndodhur të hënën, në ditën e festës së 28 Nëntorit, në parkingun e pompës së derivateve Shell, në Prizren. Numër i madh i të rinjve që kishin dalë për të festuar u kapën me njëri-tjetrin për motive ende të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje të momentit kur të dyshuarit janë kapur, derisa në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia.
Në videon e dërguar në redaksi shihet se si të rinj janë përleshur, derisa po bëheshin gati që të zhvillonin gara në autostradë, me veturat e tyre.
Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren dhe kanë bërë me dije se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ashtu që të dyshuarit janë shoqëruar në Polici, teksa ndaj tyre është iniciuar rast me urdhër të Prokurorit të Shtetit.