Një shpërthim i madh ndodhi sot, në një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit (Porta e Abbey), ku raportohet se kanë humbur jetën 40 persona.
Shpërthimin e konfirmoi zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në Twitter, ku ende nuk dihet kush e ka organizuar këtë sulm.
Mes 40 të vrarëve raportohet se janë 4 ushtarë amerikanë.
Menjëherë pas sulmit në medie dolën pamjet e para, ku shihen persona të plagosur mes tyre dhe fëmijë.
The Guardian ka raportuar se deri më tani janë lënduar tre ushtarë amerikanë dhe katër viktima.
Latest footage from Kabul airport after two huge explosions.#Kabul #KabulAirport #Taliban #Afghanistan pic.twitter.com/fpQh4A4iGq
— Wajahat Kazmi (@KazmiWajahat) August 26, 2021