image Pamje të rënda nga ky shtet, Policia tërheq 420 trupa të vdekur nga COVID-19 nëpër rrugë

Botë

Pamje të rënda nga ky shtet, Policia tërheq 420 trupa të vdekur nga COVID-19 nëpër rrugë

news image

Njësia speciale policore në Bolivi, për pesë ditë ka tërhequr rreth 420 trupa të vdekur në dy qytete boliviane, kur sipas autoriteteve të vendit, rreth 80% -90% prej tyre kishin vdekur nga koronavirusi.

Madje, disa prej tyre i kanë gjetur nëpër vetura e shtëpi të braktisura në La Paza të Bolivisë, si dhe qytetin më të madh të vendit Santa Cruz, shkruan AP.

Sipas të dhënave të Institutit për Hulumtime dhe Forenzikë, në Bolivi nga 1 prilli deri më 19 korrik, njësitet e specializuara të policisë kanë gjetur nëpër rrugë në total 3.016 trupa të pajetë të njerëzve, që sipas gjitha gjasave ishin viktima të virusit vdekjeprurës.

Deri të martën mbrëma në Bolivi janë konfirmuar 60.991 raste me COVID-19, derisa 2.218 tjerë kanë humbur jetën nga ky virus./ Gazeta Sinjali/