image Pamje të reja nga momenti i vrasjes së Klodian Rashës, u qëllua pas shpine nga polici

Shqipëri

Pamje të reja nga momenti i vrasjes së Klodian Rashës, u qëllua pas shpine nga polici

news image

Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamje të reja nga momenti i vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rashës, nga zyrtari policor, gjatë vitit të kaluar në Tiranë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një video nga momenti tragjik, e publikuar nga Tch, shihet se 25-vjeçari u qëllua me plumba pas shpine nga polici, pasi që nuk i është bindur urdhrave për ndalim.

Shteti shqiptar vitin e kaluar kishte vendosur edhe orën policore për shkak të virusit COVID-19 dhe Klodiani kishte dalë në qytet gjatë kësaj ore.

Polici Nevaldo Hajdaraj i cili ka qëlluar për vdekje Rashën është shprehur i penduar në gjykatë. Ai është duke qëndruar në burg në pritje të procesit gjygjësor./Gazeta Sinjali/