image Pamje të reja nga aksidenti në Drenoc të Klinës ku mbetën të lënduar rëndë dy persona

Siguri

Pamje të reja nga aksidenti në Drenoc të Klinës ku mbetën të lënduar rëndë dy persona

news image

Sot rreth orës 17:00 në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Drenoc të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë dy persona. Gazeta Sinjali raportoi që në fillim lidhur me rastin, teksa detaje janë dhënë edhe nga Policia e Kosovës në Pejë.

Dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ku njëri nga ta është dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Ndërkohë sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar edhe pamje tjera nga vendi ngjarjes, ku shihet se automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të mëdha materiale dhe qarkullimi i veturave në atë zonë është vështirësuar.

/GazetaSinjali/