Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të reja që lidhen me tre të dyshuarit, të cilët pasi tentuan ta grabisin një argjendari në Prizren plagosën dy pronarët e lokalit. Në pamjet e reja të siguruara nga Sinjali, shihet se si grabitësit mbushin me karburant veturën të cilën e grabitën, pasi e dogjën veturën e parë, me të cilën ishin te argjendaria.
Sinjali mëson se pompa e derivateve ku grabitësit u furnizuan me karburant quhet “OK” dhe gjendet në fshatin Korishë të Prizrenit.
Gazeta Sinjali pak më parë publikoi pamje ekskluzive të momentit kur tre të dyshuarit tentojnë ta grabisin argjendarinë në Prizren. Në ato pamje shihet se si grabitësit plagosin dy pronarët e lokalit dhe ikin me një veturë të zezë, e cila më pas u gjet e djegur në Lubizhdë të Prizrenit.
Detajet për krejt çka dihet deri më tani për këtë ngjarje mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.