Një numër i madh i emigrantëve të parregullt në qytetin Edirne të Turqisë kaluan në anën e Greqisë me gomone dhe duke notuar në lumin Maritsa, raportojnë media turke.
Sipas këtyre mediave mijëra emigrantë ilegalë janë mbledhur në këtë qytet për të kaluar në Evropë me varka druri e gomone.
Për t’i ndaluar ata, policia e ushtria greke janë organizuar në pikat kufitare duke hapur zjarr në ajër, duke iu bërtitur dhe duke i ndjekur. Pasi i panë policët dhe ushtarët grekë, emigrantët u fshehën në kallamishtet pranë bregut të lumit.
Në vijën kufitare ku për emigrantët ilegalë bëhen njoftime përmes altoparlantëve në gjuhë të ndryshme, përfshirë gjuhën turke, arabe, angleze, është vërejtur se disa emigrantë kanë vendosur litar në bregun përballë. Grupet e emigrantëve vazhduan pritjen duke u përpjekur të kalojnë në Evropë nëpërmjet litarit të vendosur.
Emigrantët ilegalë që shkojnë nëpër fshatrat kufitare me taksi ose furgonë që i marrin me qira, duket se ata kanë marrë edhe disa sende me vete.
Ndërsa, disa grupe kanë theksuar se janë në pritje të natës për të kaluar në anën tjetër./Gazeta Sinjali/