image Pamje/ Shi e breshër në Mitrovicë, përmbysen pronat private dhe rrugët

Sociale

Pamje/ Shi e breshër në Mitrovicë, përmbysen pronat private dhe rrugët

news image

Qyteti i Mitrovicës gjatë ditës së sotme është kapluar nga reshje të mëdha të shiut dhe breshërit, ku për pasojë janë përmbysur rrugët dhe po dëmtohen pronat private të qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar disa video të një rruge në qytetin e Mitrovicës ku shihet se si pas reshjeve të shiut rrugët janë mbuluar nga uji dhe është vështirësuar lëvizja e makinave.

Mirëpo, rrugët nuk janë të vetmet qe janë ndikuar nga reshjet e shiut. Një tjetër Sinjalizues ka treguar se shiu ka depërtuar në brendësi të lokalit dhe shtëpisë së tyre duke dëmtuar kështu atë hapësirë.

Në video mund të shihet se si uji depërton në brendësi të këtij objekti. / Gazeta Sinjali/