image Pamje satelitore të grumbullimit të ushtrisë në Rusi dhe Ukrainë - Sinjali

Pamje satelitore të grumbullimit të ushtrisë në Rusi dhe Ukrainë

news image

Fotografitë e publikuara më 20 prill, tregojnë grumbullime të pajisjeve ushtarake ruse në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Fotografitë që janë përdorur në këtë tekst janë realizuar midis 27 marsit dhe 16 prillit nga Maxar Technologies, një kompani për imazhe satelitore që siguron “90 për qind të inteligjencës kryesore gjeohapësinore që përdoret nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Kreu i Maxar Technologies, Dan Jablonsky, tha për The Wall Street Journal se kompania e tij i bëri publike këto fotografi sepse është e “përkushtuar për transparencë”.

Tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë rritur javëve të fundit, teksa vetë presidenti amerikan, Joe Biden, javën e kaluar njoftoi për sanksione të reja ndaj Moskës, për shkak të ndërhyrjes në zgjedhje dhe për sulmin masiv kibernetik SolarWinds.

Zyrtarët amerikanë thonë se numri i trupave ruse në Krime dhe në afërsi të kufirit me Ukrainën, është dyfishuar gjatë muajit të fundit.

Ukraina ka kryer ushtrime me tanke në një lokacion të panjohur në lindje të vendit.

Më 20 prill, ushtria ukrainase publikoi fotografi të saja të ushtrimeve me tanke në një lokacion në “lindje të Ukrainës”, por nuk tregoi saktë se ku po zhvillohen këto ushtrime.

Ushtarët ukrainas vozisin makinat për sulme kundër-ajrore të tipit Tunguska.

Më 19 prill, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kubela i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të “dekurajojë Moskën nga përshkallëzimi i mëtejmë i situatës”, duke kërkuar që ndaj Rusisë të vendosen sanksione të reja.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin