Qytetarët ukrainas kanë filluar të largohen nga qyteti i Irpenit.
Ata po evakuohen si pjesë e një armëpushimi të përkohshëm të arritur ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Tashmë janë publikuar edhe disa pamje, ku shihen ukrainasit duke u larguar nga vendi i tyre, duke kaluar nëpër rrënojat e objekteve të ndryshme.