image Pamje prekëse: 6-vjeçari kujdeset për varrin e nënës që u vra në masakrën e Bucha-s

Botë

Pamje prekëse: 6-vjeçari kujdeset për varrin e nënës që u vra në masakrën e Bucha-s

news image

Pamjet që publikohen çdo ditë nga qyteti i Bucha-s , të cilat tregojnë masakrën e civilëve që ndodhi atje, gjatë tërheqjes së trupave ruse, janë tronditëse.

Sipas zyrtarëve lokalë, më shumë se 400 njerëz, burra, gra dhe fëmijë të vegjël u torturuan dhe u vranë, ndërsa të vdekurit u varrosën në varreza masive ose në oborret e shtëpive.

Karakteristike janë fotot e publikuara orët e fundit, që tregojnë një djalë 6-vjeçar me vëllain dhe shokun e tij, të ulur pranë varrit të nënës, në oborrin e shtëpisë së tyre, sipas medieve ukrainase.

Fotografia e 6-vjeçarit që ka prekur zemrat e të gjithëve është publikuar nga këshilltari i Zelenskyt dhe anëtarit të ekipit negociues ukrainas, Mikhail Pontoliak në Twitter.

 “Evolucioni i propagandës ruse. Në fillim hynë për të “çliruar” ukrainasit nga nazistët. Tani thonë se shumica e ukrainasve janë nazistë dhe se duhet të dënohen. Krematoriume të lëvizshme, varrime masive, vrasje mizore në qendër të Evropës. Më fal zoti Çerçil, bota dështoi sërish!”, shkroi këshilltari i Zelenskyt.

/GazetaSinjali/