image PAMJE/ Nxirren trupat e pajetë të turistëve nga humnera në Valbonë

Shqipëri

PAMJE/ Nxirren trupat e pajetë të turistëve nga humnera në Valbonë

news image

Dy turiste të huaja kanë humbur jetën ditën e djeshme, pasi ranë në një zonë të thepisur teksa po eksploronin zonën në Qafë-Valbonë.

Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille po lëviznin në aksin Valbonë-Theth pa asnjë shoqërues që njeh zonën dhe si pasojë e terrenit të ashpër dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, me mjegull e borë, kanë rrëshqitur dhe kanë përfunduar në greminë.

“OraNews” ka siguruar pamjet e rënda nga operacioni i nxjerrjes nga humnera ku ranë dy turistet në Valbonë.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë shkuan në vendngjarje shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.

/GazetaSinjali/