image Ngjarje e rëndë në Valbonë: Turistët bien në greminë

Shqipëri

Ngjarje e rëndë në Valbonë: Turistët bien në greminë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në alpet mes Valbonës dhe Thethit.

Disa turistë, gjatë ecjes në këmbë (hiking), kanë humbur rrugën dhe për pasojë dyshohet se kanë rënë në një greminë, shkruan abcnews.

Sipas këtij mediumi, nga të dhënat paraprake mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, efektivë nga policia e Shkodrës dhe nga ajo e Tropojë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë turistëve.

Aksidentet në alpe janë një fenomen i shpeshtë për shkak të terrenit të vështirë si edhe faktit që frekuentohen nga një numër i madh vizitorësh thuajse gjatë gjithë vitit. Në një aksident të ngjashëm ndërroi jetë edhe alpinisti Ndoc Mula.

/GazetaSinjali/