Zjarri që përfshiu gjatë mesnatës një ndërtesë në Bolton të Anglisë, detyroi studentët që jetonin aty të largoheshin me shpejtësi.
Njësitet e zjarrfikësve kanë arritur me shpejtësi, për të shuar flakët që përhapeshin me shpejtësi nëpër mbështjellësin që ishte vendosur për ta izoluar ndërtesën.
Megjithëse u shkaktua shumë panik, nuk ka ndonjë të lënduar, derisa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ky sistem i izolimit të ndërtesave, ka shkaktuar debate të mëdha dhe është kërkuar të largohet, pas tragjedisë së para dy viteve në një ndërtesë në Londër./Gazeta Sinjali/