Lajmi për vrasjen e një kosovari në Hannover të Gjermanisë bëri bujë të madhe në media.
Policia gjermane ka angazhuar një numër të madh policësh të cilët janë duke vazhduar kërkimet dhe hetimet për të dyshuarin.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 1 e 30 minuta të pasditës në qendër të Hanoverit. Dëshmitarët kaën treguar se kishin dëgjuar një të shtënë.
Siç ka treguar zëdhënësi i policisë, Micahel Bertram, dyshohet se kishte pasur një zënkë të mëhershme në mes të dy automjeteve. Të paktën thuhet se ka pasur të shtëna nga një makinë Mercedes-Benz. Pas të shtënave, makina Porsche është përplasur dhe drejtuesi ka vdekur pavarësisht përpjekjeve për kthim në jetë.
Në ngjarje dyshohet se janë përfshirë më shumë se dy persona.
???? Infotweet ????
— Polizei Hannover (@Polizei_H) June 3, 2021
Es kommt derzeit im Bereich der #Arndtstraße zu einem Großeinsatz. Hintergrund ist ein Tötungsdelikt an einer einzelnen Person. Unsere Kollegen sind mit vielen Einsatzkräften vor Ort. Eine Presseinfo folgt. pic.twitter.com/xRiZprRCia
“Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz ka ikur në këmbë pas incidentit, derisa një kontroll i menjëhershëm i policisë nuk ka rezultuar i sukseshëm”, ka thënë Policia.
Sipas zëdhënësit të policisë Bertram, përveç Porsches së zezë, në vendin e ngjarjes kishte edhe Mercedesi i bardhë me targa nga Donauwörth (Bavaria) me disa vrima plumbi. Disa dëshmitarë e kishin vëzhguar ngjarjen dhe po merren në pyetje. /Gazeta Sinjali/