Një 10-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kabinë të kamionit në Malishevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka thënë që rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe është lajmëruar nga familjarët e tij.
Në vendngjarje është sekuestruar edhe një armë.
“Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij. Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë“, ka thënë Gjurkaj.
Më poshtë ju sjellim pamjet nga vendi i ngjarjes. /GazetaSinjali/