image Në kamionin ku u gjet i vdekur 10-vjeçari në Malishevë, Policia sekuestroi një armë

Siguri

Në kamionin ku u gjet i vdekur 10-vjeçari në Malishevë, Policia sekuestroi një armë

news image

Sot në Malishevë ka ndodhur një rast i rëndë, shkruan Gazeta Sinjali. Në kabinën e kamionit është gjetur pa shenja jete një fëmijë 10-vjeçar.

Policia për Sinjalin ka thënë që në vendngjarje është gjetur edhe një armë dhe janë duke e hetuar rastin.

Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij. Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë“, ka thënë Gjurkaj.

/GazetaSinjali/