Një tragjedi me disa të vrarë ka ndodhur në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se është një rast i rëndë, por se nuk mund të jep ende detaje, pasi prokurori është në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali nga burimet e veta mëson se një pjesëtare e Policisë së Kosovës i ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit e saj dhe në fund veten. /Gazeta Sinjali/