Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të reja nga vendi ku ndodhi aksidenti me veturën e denoncuar si të vjedhur.
Në fotografitë e dërguara nga një sinjalizues, vërehet se aksidenti ishte mjaftë i rëndë, pasi që vetura e kishte goditur murin e një objekti, ku për pasojë lëndime trupore pësuan dy vajzat, Domenika Pergega dhe Aurora Bunari.
Po ashtu, në këto fotografi duket se në vendin e ngjarjes pas aksidentit ka arritur edhe pronari i veturës Faton Gjokaj, vëllai i ish-komandantit të Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj. /GazetaSinjali/