image Tentuan t'i ikin policisë me 200 km/h shpejtësi me veturë të vjedhur, aksidentohen dy femra në Gjakovë

Sinjalizime

Tentuan t’i ikin policisë me 200 km/h shpejtësi me veturë të vjedhur, aksidentohen dy femra në Gjakovë

news image

Dy femra janë aksidentuar gjatë tentimit për t’i ikur Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 00:20, në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesve ato po vozisnin me shpejtësi 200 km/h kur u aksidentuan.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se vetura me të cilën të dyshuarat tentuan t’i ikin policisë ishte e vjedhur.

“Po, është e vërtetë. Dy femra janë aksidentuar në fshatin Bishtazhin të Gjakovës. Në pikën e kontrollit kanë tentu policia me i ndalu, por ato nuk janë ndalu. Pastaj, duke tentu me i ikë policisë, e kanë humb kontrollin mbi automjet dhe janë dalë jashtë rruge”, tha ai.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës tha se për shkak të lëndimeve të marra, të aksidentuarat janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, ku janë duke u trajtuar ende.

Xhurkaj tha se pronari i veturës e kishte lajmëruar rastin e vjedhjes së veturës së tij më herët, të cilën policia e identifikoi mbrëmë./Gazeta Sinjali/