image Pamje nga vendi ku u vetëvar burri nga Peja duke i dhënë fund jetës

Siguri

Pamje nga vendi ku u vetëvar burri nga Peja duke i dhënë fund jetës

news image

Një burrë rreth 60 vjeç ka vendosur t’i japë fund jetës së tij në tarracën e ish-motelit “Dardania” në hyrje të Pejës. Ai u gjet i vetëvarur aty, ndërsa Policia në orën 06:30 u njoftua për ngjarjen e rëndë.

Rasti u raportua nga një sinjalizues dhe u konfirmua edhe nga Policia.

“Po sot në mëngjes rreth orës 06:30 Policia ka pranuar informatë se në rrugën “Zahir Pajaziti”, pikërisht në tarracën e ish-motelit “Dardania” në Pejë, dyshohet se është një person i vetëvarur. Rastit në vendin e ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitë kompetente policore. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, i tha Gazetës Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Për këtë ngajrje sinjalizuesi ka dërguar edhe një video nga vendi i ngjarjes ku shihet burri i varur. Por për shkak të ndjeshëmërisë së ngjarjes, Gazeta Sinjali nuk do t’i publikojë ato pamje.

Më poshtë gjeni pamjet nga vendi ku burri kreu vetëvrasjen. /Gazeta Sinjali/