image Pamje nga sekuestrimi i veturës luksoze të Morena Tarakut nga Policia e Kosovës

Kosovë

VIDEO/ Pamje nga sekuestrimi i veturës luksoze të Morena Tarakut nga Policia e Kosovës

news image

Policia e Kosovës tashmë ka sekuestruar veturën luksoze “Bently” të Morena Tarakut, e cila ka rezultuar të jetë e vjedhur në Gjermani, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali, ka raportuar ekskluzivisht pak minuta më parë se vetura “Bently” e Morena Tarakut në vlerë të rreth 250 mijë eurove është raportuar e vjedhur në Gjermani. Për këtë rast janë të informuar autoritetet në Gjermani, Interpoli dhe Policia e Kosovës.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, vetura e këngëtares është sekuestruar në periferi të Prishtinës.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

Gazeta Sinjali do ju mbajë të informuar me kohë për detajet e reja. /Gazeta Sinjali/