image Pamje nga sjellja e tre zyrtarëve policorë të prangosur nga aksioni “Kontrabanda” në Veri - Sinjali

Siguri/ Pamje nga sjellja e tre zyrtarëve policorë të prangosur nga aksioni “Kontrabanda” në Veri

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet e sjelljes së tre zyrtarëve policorë në Inspektoratin Policor të Kosovës të cilët u prangosën gjatë aksionit të sotëm në Veri të Mitrovicës.

Në këtë aksion të koduar me emrin “Kontrabanda” janë prangosur një toger, një rreshter dhe një zyrtar policor, të gjithë të nacionalitetit serb, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyrtarët policorë dyshohen për veprat penale: “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të aksionit Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“IPK në koordinim me Prokurorinë Speciale ka vazhduar angazhimet lidhur me operacionin e koduar me emrin “Kontrabanda”. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit  në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Me tri arrestimet e sotshme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: