Ekipi i Klan Kosovës u sulmua sot për të dytën herë në veri të vendit, veçse kësaj radhe nuk u shpëtua pa lëndime.
Si pasojë e goditjes me guri të dritares së veturës me të cilin udhëtonte ekipi për në Zubin Potok, u lëndua gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe vozitësi Elsad Sinani.
Më poshtë gjeni momentin kur ekipi sulmohet nga persona të maskuar.