Ishte mbrëmje e 7 shtatorit të vitit 2017, ku 4 persona të armatosur zbarkojnë në lokalin e biznesmenit nga Kurbini Rudolf Toma. Persona në fjalë vijnë me vrull dhe të armatosur dhe pas disa goditjeve, qëllojnë me armë drejt biznesmenit.
Në videot e publikuara në media, duket fare qartë momenti ku një prej tyre qëllon mbi biznesmenin, duke e lënë të plagosur rëndë.
Makina me të cilën vijnë personat e armatosur mësohet se drejtohej në atë kohë nga Fabjan Gaxha, personi i cili mbeti i vrarë në tetor të vitit të kaluar në atë që njihet si masakra në ish- bllok.
Të gjithë personat e armatosur janë identifikuar por prokuroria e Kurbinit e cila e mban në duar prej dy vitesh dosjen ende nuk ka dhënë sqarime se në çfarë faze janë hetimet dhe se përse personat në fjalë nuk janë arrestuar.
Më poshtë mund të shihni pamjet të siguruara nga dosja.