image Pamje nga Meksika ku karteli i drogës futet në qytetet me armë në duar dhe duke bërtitur

Botë

Foto/ Pamje nga Meksika ku karteli i drogës futet në qytetet me armë në duar dhe duke bërtitur

news image

Të pajisur me armë zjarri dhe katër kamionçina të mbushur me njerëz. Këto janë pamjet e tmerrshme, kur anëtarët e një karteli droge futen në një qytet në Meksikë.

Ngjarja është regjistruar në San Lucas, një zonë në Perëndim të Meksikës, ndërkohë në sfond dëgjohet një muzikë, teksti i të cilës aprovon aktivitetet e paligjshme të drogës.

Anëtarët bërtasin nga kamionçinat dhe sipas mediave kjo bëhet me qëllimi që të frikësojnë banorët. Ndër të tjera raportohet se ata mund të jenë pjesë e një prej karteleve më të frikshme, ajo e “Jalisco New Generation”.

Ndërkohë mediat lokale shprehen se kjo zonë kontrollohet nga Don Jose, lideri i kartelit “La Familia Michoacana”.