Rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Gazeta Sinjali mëson se nga ky aksion pritet të arrestohen rreth 40 persona, 12 prej të cilëve janë zyrtarë të Policisë së Kosovës (tre të komunitetit serb).
Po ashtu, priten të rrënohen objektet ku janë zhvilluar veprimtaritë ilegale në Karaçevë, si kazinotë dhe ato ku dyshohet se është zhvilluar edhe prostitucioni.
Në vendngjarje ku po zhvillohet aksioni po marrin pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, zëvendësdrejtori i Policisë, Afrim Ahmeti dhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati. /Gazeta Sinjali/