image Pamje nga Malet e Rugovës që u përfshinë nga zjarri

Kosovë

Pamje nga Malet e Rugovës që u përfshinë nga zjarri

news image

Pas Turqisë e Shqipërisë, zjarret kanë përfshirë edhe Kosovën. Një pjesë e malit të Rugovës, është përfshirë nga flakët që nga mbrëmja e së enjtes.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dal Policia, FSK-ja, zjarrfikësit, si dhe KFOR-i.

Ai ka shtuar se njësitë relevante kanë punuar mbrëmë deri në orën 21:30 si dhe ka theksuar se i janë kthyer punës prapë mëngjesin e sotëm

Sot kanë dalë në vendin e ngjarjes prapë të gjitha njësitë relevante për të shuar zjarrin“, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

Gashi ka shtuar se rruga për në Shtupeq ku dhe po bëhet shuarja e zjarrit është bllokuar nga qytetarët.

Rruga për në Shtupeq është e bllokuar për qytetarë dhe mund të kalojnë vetëm zyrtarët e institucioneve kompetente”, ka pohuar ai.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që dalin në bjeshkët e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse thotë se zjarret mund të ndizen shumë lehtë shkaku edhe i temperaturave të larta.

Unë iu kisha bë apel qytetarëve që dalin në bjeshkët e Pejës dhe Istogut, por jo vetëm në këto zona që të kenë kujdes maksimal, meqenëse sepse një duq i cigares në këto temperatura mund të pësojmë sikurse në Turqi“, ka shtuar Gashi./Gazeta Sinjali/