Këngëtari nga Ferizaj, Mozzik gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubime nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, i cili ka promovuar albumin e tij më të ri “Mozzart”.
Ai kishte vizituar disa qytete, duke krijuar grumbullime të qytetarëve në kohë pandemie. Shumë të rinj ishin mbledhur për ta takuar reperin dhe për ta siguruar albumin e tij.
Sinjalizuesit kanë dërguar disa fotografi, ku shihen sesi disa qytetarët që nuk i kanë respektuar masat mbrojtëse, duke mos e mbajtur distancën dhe duke mos bartur maska.
Pasi Mozzik kishte arritur në qytetin e Gjakovës, Policia ka dhënë urdhër për ndërprerjen e këtij tubimi, për shkak të daljes masive të qytetarëve në qytetet paraprake.
Në këto fotografi shihen një numër i konsiderueshëm i njerëzve, të grumbulluar duke shkaktuar rrezik të përhapjes së COVID-19. /Gazeta Sinjali/