image Qindra njerëz nën një urë/ Pamje nga evakuimi në Irpen

Botë

Qindra njerëz nën një urë/ Pamje nga evakuimi në Irpen

news image

Rusia dhe Ukraina sot ranë dakord për sa disa orë që të mbajnë armëpushim derisa të evakuohen banorët e disa qyteteve ukrainase, mirëpo pavarësisht kësaj marrëveshje, pala ruse vazhdoi me bombardime.

Disa nga qytetet që evakuuan ishin Mariupoli, Volnovakha dhe Irpen.

Mediat ukrainase kanë publikuar fotografi nga procesi i evakuimit të banorëve nga Irpeni.

Në fotografinë më poshtë shihet se një numër i madh i banorëve kanë gjetur strehë nën një urë, ndërsa mbi urë shihet që janë ndalur disa automjete dhe pak njerëz.

Pak më parë u raportua se nga qyteti i Volnovakha janë evakuuar 400 ukrainas.

/GazetaSinjali/