Policia e Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit, ka arrestuar dy persona, Vasilje Bojiq dhe Rade Basara, ky i fundit i dyshuar për keqpërdorim të detyrës në lidhje me hetimet rreth vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Në kërkim të policisë është edhe shefi i operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq. Bëhet e ditur se ai ndodhet për pushime në qytetin e Budvas në Mal të Zi, dhe sipas burimeve nuk ka qenë në dijeni rreth vendimit për t’u arrestuar.
Mediat serbe kanë publikuar pamje nga bastisja e banesës së Bojiq.
Djali i Bojiq është arrestuar në zyrat e autolarjes së tij në Rudare të Komunës së Zveqanit, ndërsa në posedim i janë gjetur një pistoletë dhe municion.