Sot në Leposaviq janë konfiskuar 272 pajisje të kriptovalutave dhe është arrestuar një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai tha se i gjithë aksioni i Policisë në fshatin Trebice të komunës së Leposaviqit ka përfunduar pa incidente. Sveçla gjithashtu njoftoi se ky aksion u krye pas kërkesës së Doganave të Kosovës.
Sveçla ka publikuar edhe fotografi ku shihen pajisjet që shërbejnë për mihjen e kriptovalutave.