image Konfiskohen 272 pajisje të kriptovalutave në Leposaviq, arrestohet një person - Sinjali

Konfiskohen 272 pajisje të kriptovalutave në Leposaviq, arrestohet një person

news image

Sot në Leposaviq janë konfiskuar 272 pajisje për mihje të kriptovalutave dhe është arrestuar një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se i gjithë aksioni i Policisë në fshatin Trebice të komunës së Leposaviqit ka përfunduar pa incidente. Sveçla gjithashtu njoftoi se ky aksion u krye pas kërkesës së Doganave të Kosovës.

Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës“, përfundoi Sveçla.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli më 4 janar ka marrë vendim që të ndalohet prodhimi i kriptovalutave pasi shpenzojnë shumë energji elektrike.

Ndërsa, dje Sinjali raportoi se ka rënë dukshëm vlera e Bitcoinit, sidomos pas situatës në Kazakistan.

Njoftimi i plotë:

Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave. Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe është arrestuar një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin