Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident në të cilin janë lënduar dy persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se bazuar në të dhënat e fundit në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Ndërkohë, sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendngjarja, ku shihen se dy automjete janë përplasur mes vete.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, deklaroi Ahmeti për Sinjali.
/GazetaSinjali/