Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident mes dy veturave ka ndodhur gjatë mesnatës në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ku për pasojë janë lënduar gjashtë persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se Njësia e Trafikut është duke u marrë me këtë rast./Gazeta Sinjali/