Gazeta Sinjali më parë raportoi për një aksident që ka ndodhur në Pejë, ku një veturë është goditur nga treni.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Tani kanë dalë edhe pamje të këtij aksidenti, ku shihet se vetura ka pësuar dëme të shumta materiale.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë dhe lëndimet janë jo serioze.