image Pamje nga aksidenti në Gjilan ku humbi jetën një 53-vjeçar

Siguri

Pamje nga aksidenti në Gjilan ku humbi jetën një 53-vjeçar

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e mëngjesit, në magjistralen Gjilan – Kamenicë, në hyrje të fshatit Dobërçan, ku një 53 vjeçar ka humbur jetën.

Sipas Policisë, vetura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

“Derisa ka qenë duke lëvizur vetura BMW me tabela 06, në veturë kanë qenë tre persona, në një kthesë i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike, me ç’rast pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën, gjersa vozitësi i veturës M.K.SH, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit , e më pastaj për në QKUK në Prishtinë”, ka njoftuar Hashani për Sinjalin.

Ndërkohë pamje nga vendi i ngjarjes tashmë janë publikuar në rrjete sociale.


/GazetaSinjali/