Tri vajza nga Kosova kanë mbetur të lënduara në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia e Shtetit ka njoftuar se të lënduara nga ky aksident kanë mbetur: A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe.
Tre personat e lënduar ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Kurse grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.