image Aksidentohen dy vetura me targa të Kosovës në Shqipëri, 3 persona në gjendje të rëndë

Shqipëri

Aksidentohen dy vetura me targa të Kosovës në Shqipëri, 3 persona në gjendje të rëndë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven, ku dy automjete me targa të Kosovës janë përplasur me njëra-tjetrën, transmeton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

Policia e Shtetit njofton se janë lënduar pasagjerët e njërit automjet, 20-vjeçarja A.R., 30-vjeçarja Xh.Sh., dhe 23-vjeçarja M.M., të cilat janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Kurse grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

KËTU mund të shihni videon nga aksidenti.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Gazeta Sinjali/