image Pamje nga aksidenti i sotëm në Komoran ku një person humbi jetën

Kosovë

Video/ Pamje nga aksidenti i sotëm në Komoran ku një person humbi jetën

news image

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Komoran ku ka mbetur i vdekur një person dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar.

Sinjalizues kanë dërguar video pak momente nga aksidenti mes një vetures dhe një kamioni.

Rasti është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë një kamion ishte ndalur në pikën e karburantit dhe ishte goditur nga një veturë.

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere. Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Sinjali.