image PAMJE/ Grupi i tifozëve të Torcidës dhe policia kroate përplasen në autostradë – dy huliganë qëllohen

Evropë

PAMJE/ Grupi i tifozëve të Torcidës dhe policia kroate përplasen në autostradë – dy huliganë qëllohen

news image

Pas ndeshjes mes Dinamos dhe Hajdukut, grupi i tifozëve të Splitit “Torcida” dhe policia kroate janë përplasur në autostradë.

Pas ndeshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Hajduk Splitit ka pasur një përleshje masive midis Torcidës dhe policisë në autostradën A1, ku rreth 1600 tifozë të Hajduk Splitit po ktheheshin në shtëpi.

Në përleshje morën pjesë qindra njerëz. Sipas policisë dy persona janë plagosur nga armë zjarri të përdorura nga policia

Hajduk u mposht nga Dinamo me rezultat 3:1, dhe grupi i tifozëve nga Spliti, që nuk u lejua nga policia të kenë asnjë pankartë, megafon dhe daulle, vendosën të bojkotojnë hyrjen në stadium.

/GazetaSinjali/