image Pamje e rëndë: Polici amerikan vret me 9 plumba të moshuarin në karrocë

Botë

Pamje e rëndë: Polici amerikan vret me 9 plumba të moshuarin në karrocë

news image

Policia amerikane tha të martën se një polic në Tucson do të përjashtohet nga puna, pas publikimit të videos ku ai shihet duke qëlluar me armë një burrë që po lëvizte me karrocë përderisa po i kërkonte që të ndalej nën dyshimin për vjedhje në shitore.

Nga pamjet e kamerës në trupin e një policeje shihet se 61-vjeçari, Richard Lee Richards, hyn në dyqan me karrocë dhe polici Ryan Remington e qëllon nëntë herë me dyshimin se ka kryer vjedhje. Më pas, Richards u shpall i vdekur.

Para se i moshuari të hynte në shitore, një punëtor kishte raportuar se ai dyshohej se ka vjedhur një kuti me vegla, bëri të ditur komandanti lokal i policisë, Chris Magnus. Kur iu kërkua që ta tregonte faturën, punëtori i tha policisë se Richards nxori një thikë dhe i tha: “Ja fatura jote”.

Pasi i dyshuari doli nga shitorja, polici e ndoqi nëpër parkingun e veturave dhe i kërkoi që të ndalej, shkruan “USA Today”.

“Duhet të ndalesh. Ai ka thikë në dorën tjetër”, dëgjohet dikush duke thënë me zë të lartë. Përderisa polici thotë “Mos shko në shitore, zotëri”, edhe kolegia e tij e nxjerr pistoletën.

Ndalu tani. Duhet të ndalesh” – i thotë policja të dyshuarit, por në atë moment kolegu i saj i fillon të shtënat, sipas pamjeve të siguruara nga kamera në trupin e polices. /GazetaSinjali/