image Pamje dramatike nga Rusia, kolonë kilometrike e autoambulancave me të infektuar nga koronavirusi

Botë

Moskë/ Pamje dramatike nga Rusia, kolonë kilometrike e autoambulancave me të infektuar nga koronavirusi

news image

Pamje dramatike janë regjistruar këtë të diel në Rusi, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Rusia Today” ka publikuar foto dhe video nga Moska “e shkretuar”, ku shihen vetëm radhë kilometrike të autoambulancave para spitaleve. Të gjitha automjetet kishin brenda njerëz me simptoma të koronavirusit.

Kremlini njoftoi të shtunën se një valë e madhe e pacientëve me koronavirus është duke i sfiduar spitalet e Moskës.

Ndërkohë, sot në Rusi janë regjistruar 2,186 raste të reja me koronavirus, që është rritja më e madhe ditore që nga fillimi i shpërthimit, pasi autoritetet njoftuan më shumë masa për të ndaluar përhapjen e virusit.

Moska dhe shumë rajone të tjera kanë qenë të izoluara për gati dy javë, por numri i rasteve është rritur vazhdimisht dhe ka arritur në 15,770 që nga 12 prilli, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 130. /Gazeta Sinjali/