image Pakti mes Francës e Australisë për nëndetëse/ A e gënjeu kryeministri australian Macronin

Evropë

Pakti mes Francës e Australisë për nëndetëse/ A e gënjeu kryeministri australian Macronin

news image

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur rreth marrëveshjes me Australinë për nëndetëset ujore. Sipas kësaj marrëveshje Australia do të blinte nëndetëse nga Franca, mirëpo e anuloi, pasi bëri marrëveshje me ShBA-në dhe Britaninë.

Gjatë Samitit të G20-s, Macron është pyetur se a mendon që kryeministri australian, Scott Morrison e ka gënjyer atë.

“Nuk mendoj. E di”, është përgjigjur Macron.

Ai ka thënë se ka shumë respekt për Australianë mirëpo “kur them respekt, e mendoj që duhet të jemi të sinqertë dhe të veprojmë në përputhje me këtë vlerë”.

Morrison ka thënë më vonë se nuk ka gënjyer dhe ia ka sqaruar Macronit se nëndetëset franceze nuk kanë qenë në përputhje me interesat strategjikë të Australisë.

/GazetaSinjali/