Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se shtyu vëllain e tij nga shkallët mbrëmë në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia përmes një komunikate ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas Policisë deri te shtyrja erdhi pas një fjalosje që kishin vëllezërit mes vete.
Komunikata e plotë:
Arrestohen dy persona në rajonin e Ferizajt
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Beteja e Kosharës’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor .
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet K.K (M/K) 47 vjeçar, i cili pas një fjalosje me vëllain e tij e kishte shtyer në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore, për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.