image Pak para ndeshjes, pensionohet golashënuesi i parë i Kosovës

Futboll

Pak para ndeshjes, pensionohet golashënuesi i parë i Kosovës

news image

Albert Bunjaku është përshëndetur sonte nga Kombëtarja e Kosovës, teksa u nderua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës.

39-vjeçari kishte përfaqësuar Zvicrën, më pas edhe Kosovën pas pranimit në UEFA e FIFA.

Gjilanasi do të mbahet mend gjithmonë për arsyen që është autor i golit historik të Kombëtares së Kosovës, në ndeshjen ndaj Turqisë.

Goli i tij ishte i pari për “Dardanët” në një ndeshje zyrtare ndërkombëtare.

/GazetaSinjaliSport/