image Ish-trajneri i Kosovës: Probleme në portë kemi pasë gjithmonë, ne shqiptarët kemi dëshirë të jemi sulmues

Futboll

Ish-trajneri i Kosovës: Probleme në portë kemi pasë gjithmonë, ne shqiptarët kemi dëshirë të jemi sulmues

news image

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka folur para ndeshjes së Kosovës ndaj Moldavisë në Parma të Italisë, në kuadër të xhiros së parë të edicionit të dytë të “Nations League”.

Ai tha se pret që Kosova ta kalojë lehtësisht këtë sfidë, pasi që Kosova në aspektin sportiv është më kualitative.

“Mezi presim të shohim formën e kombëtares. Moldavia është kundërshtari më i dobët. Nuk mendoj se mund të ndryshojë stilin e lojës, sidomos nëse luan me ekipe më të dobëta. Jam i bindur se do të kalojmë më mirë se që mendojmë nëse luajnë si kanë luajtur gjithmonë. Ne aspektin sportiv, Kosova është më kualitative. Pas tri ditëve vjen një kundërshtar totalisht tjetër që është Greqia” – u shpreh Bunjaki për Info Magazine, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje, ai tregoi se probleme për pozitën e portierit Kosova ka pasur çdoherë.

Probleme në portë gjithmonë kemi pasë. Ne shqiptarët gjithmonë kemi qejf me kanë sulmues, me pasë më pak përgjegjësi në mbrojtje”- theksoi ai.

Pas tri ditëve, Kosova do të luajë me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”./Gazeta Sinjali/