image Pak para ndeshjes, "Fadil Vokrri" 'pushtohet' nga Policia, tifozët dhe mediat

Futboll

Ndeshja/ Pak para ndeshjes, “Fadil Vokrri” ‘pushtohet’ nga Policia, tifozët dhe mediat

news image

Në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet ndeshja e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian 2020, ku ndeshen Kosova e Anglia.

Interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm, anipse vlera e saj nuk ka edhe aq peshë pasi tashmë gjithçka është sqaruar.

Anglia ka siguruar kualifikimin së bashku me Çekinë në grupin A, derisa Kosova ëndrrën për kualifikim do të ndjekë vetëm përmes Ligës së Kombeve, shkruan Zëri.info.

Mirëpo, përkundër kësaj kjo ndeshje po pritet me shumë kureshtje.

Para ndeshjes, stadiumi është mbipopulluar. Aty shihen një numër i jashtëzakonshëm i medieve, televizioneve të huaja që do ta transmetojnë ndeshjen, një numër i madh i policisë që po kujdesën për siguri, derisa edhe tifozët tashmë kanë nisur të mblidhen te dyert e stadiumit, të cilët po tentojnë të gjejnë ndonjë biletë e që duket se do të jetë shumë e vështirë.